Lajme

Gjeneva kryeson rritjen e papunësisë në Zvicër

Rritja e kostove të jetesës dhe pasiguria ekonomike po ndikojnë gjithashtu në tregun e punës në të gjithë vendin

Kantoni i Gjenevës ka regjistruar rritjen më të madhe të papunësisë në Zvicër, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet zvicerane.

Numri i personave të papunë është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, ndërsa ekspertët lidhin situatën me ngadalësimin ekonomik dhe presionin mbi tregun e punës. Gjeneva mbetet një nga rajonet më të prekura, për shkak të varësisë së madhe nga sektori ndërkombëtar dhe shërbimet financiare.

Sipas raportit, shumë kompani po tregohen më të kujdesshme në punësime, ndërsa disa sektorë po përballen me ulje aktiviteti. Rritja e kostove të jetesës dhe pasiguria ekonomike po ndikojnë gjithashtu në tregun e punës në të gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, ekonomia zvicerane vazhdon të ketë një nga normat më të ulëta të papunësisë në Evropë, edhe pse tendenca e fundit ka ngritur shqetësime tek autoritetet dhe ekspertët ekonomikë.