Bota
Gjeneva e Zvicrës, në qendër të vëmendjes për një samit Putin-Zelensky
Ideja e mbajtjes së një takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky po lidhet gjithnjë e më shumë me Gjenevën.
Propozimi u hodh fillimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pas vizitës në Uashington deklaroi se “një vend neutral, si Zvicra, veçanërisht Gjeneva, do të ishte terreni i përshtatshëm për bisedime”.
Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, konfirmoi sot se vendi është i gatshëm të marrë përsipër organizimin, duke theksuar rolin e gjatë të Zvicrës si ndërmjetëse neutrale dhe pozitën e Gjenevës si seli evropiane e Kombeve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, dilema kryesore mbetet urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Putinit, që sipas Statutit të Romës obligon Zvicrën ta arrestojë nëse ai hyn në territorin e saj. Cassis sugjeroi se mund të gjendet një zgjidhje përmes dhënies së një imuniteti të përkohshëm për të mos e penguar procesin e mundshëm të paqes.
Nëse samiti realizohet, ai do të përbënte një hap të rëndësishëm në përpjekjet diplomatike dhe do ta vendoste sërish Zvicrën në epiqendrën e diplomacisë ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












