Lajme
Gjeneva, afër “pragut të karantinës”: A do ta shpallë Zvicra zonë rreziku?
Sipas kritereve federale, kantoni i Gjenevës është vetëm pak nën pragun e caktuar për vendet e karantinës
Në asnjë kanton tjetër nuk është rritur numri i rasteve me koronavirus sikur në Gjenevë. Ky kanton i Zvicrës perëndimore ka regjistruar 295 infeksione të reja me virusin korona në dy javët e fundit, që është 59 infeksione të reja për 100.000 banorë.
Në këtë mënyrë Gjeneva tashmë ndodhet vetëm pak nën pragun federal për vendet e jashtme me rrezik, për të cilat parashihet karantina, raporton “Tagesanzeiger”.
Siç dihet tashmë, nëse një vend raporton më shumë se 60 infeksione të reja për 100,000 banorë brenda 14 ditësh, ai konsiderohet një vend rreziku, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye, udhëtarët që kanë qenë në vende ose rajone të tilla në 14 ditët e fundit duhet të karantinohen për dhjetë ditë pasi të hyjnë në Zvicër.
Karantinë për Gjenevën? Vështirë e realizueshme
Gjeneva së shpejti mund të tejkalojë pragun e caktuar për vendet me rrezik. Megjithatë kjo vështirë se do të ketë pasoja. Detyrimi për karantinim të udhëtarëve nga kantonet, brenda Zvicrës, vështirë se mund të zbatohet, transmeton albinfo.ch. Por, nga ana tjetër, do të ishte e imagjinueshme që vendet e tjera ta vendosin kantonin e Gjenevës në listat e tyre të rrezikut.
Me 59 infeksione të reja për 100,000 banorë, Gjeneva është dukshëm mbi mesataren e Zvicrës, e cila aktualisht është 17 infeksione të reja. Kantoni i Graubündenit është i dyti për nga numri i infeksioneve të reja brenda 14 ditëve, por duke pasur 31 në 100 mijë banorë, ai ka vetëm gjysmën e rasteve që ka Gjeneva.
Autoritetet e Kantonit të Gjenevës, të vetëdishme për shkallën e lartë të infeksioneve, kanë bërë tashmë një hap drejt mbrojtjes, shkruan albinfo.ch. Ato kanë vendosur detyrimin për mbajtje të maskave në dyqane dhe në Aeroportin e Gjenevës. Sipas tyre, fakti se Gjeneva është qytet dhe kanton me prani të madhe ndërkombëtare e bën atë më të prekur nga infeksionet me koronavirus.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














