Kosova
Gjendja në veri, Kurti thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës
Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë.
Kryeministri këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku ka folur për situatën aktuale në veri të vendit.
“E kam ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet gjatë orëve të mbrëmjes”, tha Kurti.
Ndryshe, në konferencën për shtyp, Kurti ka thënë se faktori ndërkombëtar nuk do të duhej t’i mbyllë sytë para nxitjes që po bën Serbia ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës.
Kreu i Qeverisë e ka mirëpritur propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për gjendjen në veri të takohen pozitë e opozitë, teksa ka thënë se ky vendim duhet të përkrahet nga i gjithë spektri politik në vend.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














