Lajme
Gjendja në Ukrainë shumë serioze, tentohet ndalimi i një lufte në Europë
Ndërsa frika për pushtimin e Ukrainës rritet, Biden dhe Putin zhvillojnë sot bisedë telefonike
Aleatët më të rëndësishëm perëndimorë janë konsultuar në një videokonferencë të premten për krizën e Ukrainës dhe kanë theksuar edhe një herë vendosmërinë për sanksione të shpejta e të thella në rast të një sulmi rus në Ukrainë. Nga qarqet qeveritare gjermane bëhet e ditur se gjendja vlerësohet nga Bashkimi Europian dhe NATO si “shumë serioze”.
Thuhet se të gjitha përpjekjet diplomatike synojnë që Moska të mos shkojë më tej me shkallëzimin e situatës. “Ajo që vlen është të ndalet një luftë në Europë”, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, pas përfundimit të lidhjes telefonike me krerëve perëndimorë.
Rritet shqetësimi për sulm rus ndaj Ukrainës
Presidenti Joe Biden u konsultua në një rreth të gjerë krerësh perëndimorë për gjendjen në Ukrainë, me pjesëmarrjen edhe të kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz. Sipas Shtëpisë së Bardhë, në këtë videokonferencë morën pjesë edhe presidenti Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Boris Johnson, presidenti polak, Andrzej Duda, presidenti rumun, Klaus Iohannis dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Komisioni Europian u përfaqësua nga presidentja Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.
Në bisedime u fol për “përforcimet ushtarake ruse në vazhdim” në kufirin ukrainas. Qëllimi i konsultimeve të partnerëve transatlantikë është koordinimi i diplomacisë dhe kërcënimit, thuhet nga Shtëpia e Bardhë. Sipas informacioneve të revistës gjermane “Der Spiegel”, shërbimi sekret, CIA dhe ushtria amerikane u raportuan aleatëve se për shkak të informacioneve të reja, një sulm mund të zhvillohet të mërkurën e ardhshme. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, nuk i komentoi raportimet e shërbimeve sekrete.
Diplomacia telefonike vazhdon të shtunën
Si Biden ashtu edhe presidenti francez, Macron, për shkak të tensioneve të vazhdueshme duan të telefonojnë të shtunën me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. Planet për këtë janë konfirmuar nga të gjitha palët. Macron ka telefonuar së fundmi disa herë me presidentin Putin. Të hënën e kësaj jave ai ishte në Moskë për bisedime, kurse në dhjetor ishte Biden e Putin që telefonuan me njëri-tjetrin. Të premten telefonuan edhe krerët e shtabeve ushtarake të SHBA-së dhe Rusisë, Mark Milley dhe Valeri Gerasimov, ku u diskutua për temat e sigurisë, bëri të ditur Ministria amerikane e Mbrojtjes, pa ofruar të dhëna të tjera.
Ndërkohë SHBA ka vendosur të transferojnë 3000 ushtarë të tjerë amerikanë nga një divizion në bazën amerikane të Karolinës së Veriut në shtetin anëtar të NATO-s, Poloni. Këtë e ka urdhëruar ministri i Mbrojtjes, Lloyd Austin, me porosi të presidentit Biden, u tha në media.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













