Shkurt.ch
Gjatë zbritjes së aeroplanit hapet dera e emergjencës
Ishin nisur me disponim shumë të mirë nga aeroporti i Cyrihut me aeroplan për në Angli ku do të ndiqnin ndeshjen Manchester United – Vfl Wolfsburg. Por, diku 15 minuta para aterrimit pasagjerët e aeroplanit që fluturonte drejt qytetit në veriperëndim të Anglisë patën një përjetim të rëndë.
Dera e emergjencës papritur u hap ndërkohë që aeroplani ishte në ajër dhe kjo sigurisht që ka shkaktuar njëfarë paniku në mesin e udhëtarëve. Ata mund të shihnin jashtë përmes çarjes së shkaktuar por për fat nuk kishte ndonjë ndryshim sa i përket presionit të ajrit ose temperaturës, tregojnë pasagjerët për 20minuten.ch.
Ata kishin qëndruar në qetësi por një ndjenjë e pakëndshme sigurisht që ishte e pranishme. “Unë vërtet kam fluturuar shumë herë por diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë” thotë Marc për portalin. Edhe për stjuardesën ishte hera e parë që po ndodhte kjo gjë.
Një zëdhënëse e Helvetic Airways ka konfirmuar njoftimin. “Me rastin e uljes së LX390 është çliruar siguresa e një daljeje emergjente”. Por ajo ka thënë se hapja e plotë e derës ka ndodhur vetëm pas aterrimit. “Mekanikët tanë janë duke e verifikuar rastin”.
Sidoqoftë rasti nuk ka ndikuar në rrjedhën e mëtejme të udhëtimit. Pasagjerët kanë zbritur si zakonisht dhe me kohë në Aeroportin e Mançesterit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












