Lajme
Gjashtë të vdekur nga zjarret në Turqi
Zjarret shpërthyen të mërkurën dhe që atëherë kanë lënë të lënduar mbi 300 persona dhe kanë detyruar evakuimin e fshatrave të tëra
Ekipet e zjarrfikësve, për të katërtën ditë me radhë po vazhdojnë betejën e tyre për të shuar zjarret që kanë kapluar jugun e Turqisë, teksa të shtunën numri i viktimave nga zjarret arriti në gjashtë, raportoi media shtetërore.
Agjencia shtetërore e lajmev Anadolu tha se numri i viktimave arriti në gjashtë, pasi u gjetën trupat e pajetë të dy punëtorëve, të cilët kishin tentuar që të shuanin zjarret.
Anadolu tha se të shtunën ka shpërthyer një zjarr në qytetin turistik të Bodrumit, teksa mediat kanë raportuar se banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe pushuesit nga hotelet.
Fryma përhap zjarr shkatërrues në Turqi
Dhjetë vatra zjarri janë ende aktive, ndërkaq 88 të tjera janë vënë nën kontroll që prej të mërkurës, njoftoi ministri i Agrikulturës dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli.
Hetuesit kanë nisur punën për të parë nëse disa nga zjarret kanë qenë të qëllimshme.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka falënderuar homologun e tij rus, Valdimir Putin, gjatë një bisede telefonike, pasi Rusia dërgoi aeroplanë dhe helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, tha Presidenca turke.
Erdogan është kritikuar pasi Turqia nuk ka aeroplanë për shuarjen e zjarreve, pavarësisht se një e treta e territorit të këtij shteti është zonë malore dhe zjarret janë bërë një problem në rritje.
“Arsyeja kryesore e këtyre problemeve me aeroplanë është se Asociacioni turk i Aeronautikës nuk ka qenë në gjendje që ta përditësojë flotën e tij dhe teknologjinë”, tha Erdogan gjatë vizitës në qytetin Manavgat, që gjendet në zonat e prekura nga zjarret.
Mbi 2.600 zjarre kanë shpërthyer mesatarisht në vit në dekadën fundit, ku vitin e kaluar numri ka qenë më i lartë, 3.400 tha Husrev Ozkara, zëvendësdrejtor i Asociacionit turk të Pyjeve.
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja