Lajme
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
I lindur dhe i rritur në Suedi, i riu me prejardhje nga Kosova përfundon me sukses studimet në Ekonomi dhe Masterin në Ekonomi Biznes
Një tjetër histori suksesi nga diaspora shqiptare vjen nga Suedia, ku Getoar Luta, i lindur dhe i rritur në këtë shtet me prejardhje nga Kosova, ka përmbyllur me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tij akademik, transmeton albinfo.ch.
Pas tre viteve studime në Universitetin e Uppsallës, një nga universitetet më prestigjioze dhe më të vjetra në Suedi, ai ka diplomuar në fushën e Ekonomisë, duke dëshmuar përkushtim dhe rezultate të larta gjatë studimeve.
Për të avancuar më tej formimin e tij profesional, Getoari vazhdoi studimet në nivelin Master në drejtimin Ekonomi Biznes, ku u specializua në fushën e menaxhimit dhe ekonomisë së biznesit.
Përfundimi me sukses i studimeve master përfaqëson kurorëzimin e një rrugëtimi të gjatë dhe të qëndrueshëm akademik, duke e vendosur atë në mesin e të rinjve shqiptarë që po arrijnë rezultate të rëndësishme në universitetet më të njohura evropiane.
Arritja e Getoar Lutës është një burim krenarie për familjen, komunitetin shqiptar në Suedi dhe për të gjithë bashkatdhetarët, duke dëshmuar se përkushtimi ndaj dijes dhe arsimit vazhdon të sjellë suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











