Autotech
General Motors mbyll 8 fabrika, shkurton mijëra vende pune
Kompania amerikane e makinave General Motors planifikon të ndalë prodhimin në pesë fabrika në Amerikën e Veriut dhe të mbyllë mijëra vende pune.
Kompania po ashtu ka në plan mbylljen e tri fabrikave jashtë Amerikës së Veriut deri në fund të vitit 2019, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Planet pasojnë rritjen e shpenzimeve dhe zvogëlimin e shitjes së makinave dhe vijnë në kohën kur General Motors po përqendrohet në linjën e vet të kamionëve, makinave elektrike dhe makinave pa vozitës.
Kompania tha se planet do t’i ndihmojnë të kursejë rreth 6 miliardë dollarë.
Ato përfshijnë zvogëlim për 15% të numrit të punëtorëve, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Veprimet që bëjmë sot vazhdojnë transformimin tonë në kompani më të shkathët dhe më fitimprurëse, duke na e dhënë fleksibilitetin për të investuar në të ardhmen”, tha shefja ekzekutive e General Motors, Mary Barra.
General Motors ka dhënë sinjale për planet edhe më herët.
Në shkurt, kompania ka thënë se do të mbyllë një fabrikë në Korenë e Jugut.
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?