Kosova
GDP-j i bashkohet nismës për rrëzimin e Qeverisë
"Ne, si grup mendojmë që qeverisja tani nuk është duke trajtuar tema të rëndësishme që rregullojnë mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Sejdiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Grupit Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, ka thënë se janë të interesuar që të rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, por sipas tij nuk ka iniciativa konkrete për këtë çështje. Madje, ai propozimet e LDK-së të përkrahura edhe nga Vetëvendosja, i ka quajtur hipotetike.
“Kur është themeluar kjo Qeveri, kemi thënë jeni peng i vendimeve të Vuçiqit, nëse kemi qenë kundër për krijimin e Qeverisë, nuk duhet të jemi instrument i Vuçiqit në punët tona. Ne, si grup mendojmë që qeverisja tani nuk është duke trajtuar tema të rëndësishme që rregullojnë mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Sejdiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Aty është marrë vendim që kryeministri Ramush Haradinaj të paraqitet në disa interpelanca të hënën, më 16 prill.
“Seanca e radhës më 16 prill do të mbahet dhe do trajtohen afër 26 pika, ku janë 5 interpelanca. Jam i lumtur që interpelancën me Countur Global do ta trajtojmë në Kuvend, kjo nuk është shpërfaq në mënyrën si duhet”, ka thënë Sejdiu.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













