Shqipëria
Përgjigjja e Edi Ramës në pyetjen e mediumit spanjoll
Kur gazetari ia përmend faktin që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për një televizion spanjoll, ku ka folur lidhur me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por edhe me problemet dhe sfidat që po ndesh rajoni i Ballkanit Perëndimor për të zgjidhur konfliktet e brendshme dhe për t’u bërë sa më parë pjesë e Bashkimit Europian.
Gjatë intervistës, gazetari spanjoll i kujton faktin që Kosova nuk njihet ende nga Spanja si shtet i pavarur. Ndërkohë Rama u përgjigj se kjo nuk kishte të bënte me ndonjë problem që Spanja e kishte me shqiptarët apo me Kosovën, por me çështjet e saj të brendshme sa u takon lëvizjeve separatiste, raportojnë mediat në Shqipëri, përcjell Albinfo.ch.
Gazetari spanjoll: Një nga çështjet kryesore është fakti që mes 27 vendeve të Bashkimit Europian, ndër to është edhe Spanja që nuk e njeh Kosovën si shtet.
Edi Rama: E vërtetë, por e dimë shumë mirë që pozicioni i Spanjës nuk është i lidhur me problemet me shqiptarët apo më vetë Kosovën, por me historinë dhe problemet e brendshme të saj. Duhet të jemi të qartë, nuk ka asnjë krahasim të mundshëm mes problemeve të brendshme të Spanjës lidhur me lëvizjet separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











