E-Diaspora
Gazeta gjermane prezanton “Bavarezët” e Prishtinës
"Ne, mjerisht ende nuk kemi pasur rastin që, si klub, të shohim ndonjë lojë të Bajernit. Kjo për faktin se Kosovës, vendit të vetëm në Evropë, ende i duhen viza për Gjermani..."
Asnjë ekip gjerman futbolli nuk më shumë klube tifozësh se sa FC Bayern, she secili klub ka veçantitë e veta. Edhe Klubi i Tifozëve „Bavarezët“ nga Prishtina ka disa gjëra që e dallojnë. „Klubi ynë është i veçantë pasi që ne, mjerisht, ende nuk kemi pasur rastin që, si klub, të shohim ndonjë lojë të Bajernit. Shkak për këtë është fakti se ne nga Kosova – si vendi i vetëm në Evropë- kemi ende nevojë për viza për të hyrë në Gjermani dhe në përgjithësi në zonën e Shengenit.
Ndërkohë që individualisht, disa anëtarë të klubit kanë pasur rastin të ndjekin ndeshje të Bajernit, si klub tifozësh, për fat të keq ende nuk e kemi pasur këtë rast“, prezantohen për gazetën gjermane TZ (tageszeitung) anëtarët e klubit.
Ndërsa, si aksionin e tyre më të mirë, ata e konsiderojnë këtë: „Para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve për vitin 2013 ne kemi marrë një automjet të cilin e kemi mbushur përplot me flamuj dhe transparente të Bajernit. Në një baner kemi shkruar „DANKE JUPP“ dhe me këtë automjet kemi shëtitur rrugëve të Prishtinës“, kanë thënë tifozët shqiptarë për gazetën gjermane.
Ata po ashtu tregojnë kryesinë e tyre e ka pritur edhe vetë presidenja e vendit, Atifete Jahjaga. „Ajo na ka rrëfer për takimin që ka pasur në Munih me Xherdan Shaqirin dhe përes saj, Xherdani i ka dërguar klubit tonë karta të autografeve. Ato na i ka dhurar personalsiht presidentja“.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













