Shkurt.ch
Gattiker: Nuk ka rritje dramatike të numrit të refugjatëve në Zvicër
“Ne duhet të shohim se numrat e azilkërkuesve në Zvicër në krahasim me ata në Evropë kanë një rritje simbolike"
Zërave kritikë mbi “kaosin” në fushë të azilit u është përgjigjur së fundi edhe drejtori i SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion) Mario Gattiker. “Nuk mund të bëhet fjalë për një `kaos në fushën e azilit”, ka thënë ai në një intervistë dhënë magazinës televizive “Rundschau” të televizionit publik të Zvicrës.
Ai ka parashikuar që numri i personave që do të kërkojnë azil në Zvicër deri në fund të vitit do të shkojë deri në 29.000. Këtë prognozë SEM e ka pasur edhe në fillim të këtij viti. Ndërsa nga perspektiva e sotme sipas shefit të SEM edhe në vitin 2016 mund të ketë një rritje minimale të numrit të azilkërkuesve.
Duke hedhur poshtë kritikat për “kaos” ai ka përkrahur deklaratën e bërë ditë më parë nga kryetari i Konferencës së drejtorëve kantonalë të policisë, Hans-Jürg Käser, shkruan srf.ch.
Gattiker në këtë emision ka folur për herë të parë lidhur me debatin aktual për migracionin. “Ne duhet të shohim se numrat e azilkërkuesve në Zvicër në krahasim me ata në Evropë kanë një rritje simbolike. Kjo shpjegohet pjesërisht me pistat e migracionit por edhe me masa që mer Zvicra ndaj kërkesave të pabazë për azil. “Zvicra duhet ta vazhdojë edhe më tutje rrugën e zgjidhjes së shpejtë të kërkesave të pabazuara për azil dhe ato të migrantëve nga Ballkani”, ka thënë më tutje Gattiker.
Ai ka përkujtuar se Zvicra nuk gjendet në ndonjë situatë emergjente sa i takon strehimit të azilkërkuesve. “Kantonet dhe komunat kanë ende mjaft vende strehimi” ka sqaruar njeriu i parë i çështjes së migracionit në Zvicër.
Sigurisht që fluksi i refugjatëve përbën një sfidë të cilës duhet t`i qëndrojnë përballë Evropa dhe Zvcra , ka thënë Gattiker.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











