Kosova
Gashi ia dorëzon detyrën Mustafës
Ekrem Mustafa ka marrë pozitën e re të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës. Atij detyrën në mënyrë zyrtare ia ka dorëzuar tashmë ish-ministri Bejtush Gashi.
Në njoftimin për media të kësaj ministrie thuhet se gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit ata kanë diskutuar për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell albinfo.ch.
Ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar Mustafës detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme. Ministri Gashi është shkarkuar nga kjo pozitë me kërkesë të partisë që i përket, AKR-së. Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka falënderuar ministrin e shkarkuar, Bejtush Gashi, për të cilin ka thënë se në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale. Gashi bëhet ministri i tretë i shkarkuar nga radhët e AKR-së, pasi ishte shkarkuar edhe ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore
















