Shkurt.ch
“Garda Zvicerane” e Papës jep betimin
Historia e Gardës Zvicerane në shërbim të mbrojtjes së Papës është më e gjatë se 500 vjet. Ajo ka gjithsej rreth 100 pjesëtarë
32 pjesëtarët e rinj të Gardës Zvicerane, njësit ky që tradicionalisht përbën mbrojtjen e Papës së Romës kanë dhëne të mërkurën betimin. Komandanti i tyre, Christoph Graf, ka mbajtur me këtë rast një fjalë zyrtare, ku, veç tjerash është marrë edhe me kërcënimet e fundamentalistëve kundrejt Vatikanit.
Në ceremoninë e betimit ka qenë i pranishëm edhe ministri i brendshëm i Zvicrës, Alain Berset si dhe qeveria komplete e Kantonit të Valisit. Para kësaj, ministri Berset është pritur në një audiencë gjenerale nga Papa Françesku personalisht, bën të ditur srf.ch.
Historia e Gardës Zvicerane në shërbim të mbrojtjes së Papës është më e gjatë se 500 vjet. Ndërsa me diçka më shumë se 100 ushtarët e vet, kjo gardë është ushtria zyrtare më e vogël në botë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











