Kosova
Furnizimi me barna, MSH-ja thotë se janë siguruar 90 % të citostatikëve
Po ashtu bëhet e ditur se edhe në Kardiokirurgji dhe Kardiologji Invazive janë blerë stenta për një periudhë të konsiderueshme kohore
Ministria e Shëndetësisë njofton se bazuar më të dhënat e fundit që ka marrë nga Barnatorja qendrore e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tashmë ka nisur të përmirësohet furnizimi me barna dhe qytetarët ngadalë do të fillojnë t’i vërejnë ndryshimet.
“MSH-ja ka shpallur 300 artikuj për tenderim nga Lista Esenciale e Barnave, materialit shpenzues dhe citostatikëve, me kontraktimin e të cilave do të krijohet një furnizim stabil për nevojat e qytetarëve, derisa aktualisht furnizimi me barna të Listës Esenciale është ngritur mbi 65 për qind. Në këtë drejtim, MSH-ja informon se furnizimi me citostatikë tani është rreth 90 për qind, me çka mbulohen pothuajse të gjitha nevojat e qytetarëve, të cilët sfidohen çdo ditë nga këto sëmundje”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe në Kardiokirurgji dhe Kardiologji Invazive janë blerë stenta për një periudhë të konsiderueshme kohore.
MSH thotë se tashmë ka krijuar një sistem, i cili do të rregullojë njëherë e përgjithmonë furnizimin me barna.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










