E-Diaspora
Ftohen studentët e diasporës në Universitetin Veror të Prishtinës
Universitetin Ndërkombëtar Veror do të mbahet nga data 4 deri më 15 korrik 2016
Ministria e Diasporës u bën thirrje studentëve nga diaspora që të marrin pjesë në Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për të 16 –in vit organizon Universitetin Ndërkombëtar Veror, i cili do të mbahet nga data 4 deri më 15 korrik 2016.
Në këtë Universitet do të marrin pjesë studentë dhe profesorë nga e gjithë bota. Aty do të ofrohen 11 kurse në fusha të ndryshme studimi.
Të rinjtë nga vende të ndryshme do të kenë rast t’i shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë nga fushat e tyre të studimit, ta zgjerojnë bashkëpunimin mes tyre dhe të krijojnë miqësi të reja.
Në kuadër të këtij universiteti do të organizohen edhe ngjarje kulturore, ekskursione, forume, workshop-e dhe aktivitete sportive.
Për më shumë informacione, të bashkëngjitur e gjeni linkun: LINK
dhe në facebook: LINK.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Korrik 2016
- Ora15:00
- LokacioniPrishtinë
- Data e përfundimit24 Maj 2026 - 11:17
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













