Maqedonia
Ftesa për Maqedoninë në NATO pritet të ndodhë pranverën e ardhshme
Në pranverën e ardhshme, Maqedonia mund të behët anëtarja e 30-të e NATO-s. Megjithatë, sipas ekspertëve kjo varet nga referendumi. Ish-diplomati, Nano Ruzhin vlerëson se pas marrjes së ftesës në korrik, Maqedonisë i nevojitet të paktën një vit për t’u bërë anëtare e Aleancës veri-atlantike.
“Ftesa e 11 dhe 12 korrikut do të thotë periudhë negociuse 9 ose 11 mujore, varësisht ratifikimit të ftesës që do ta bëjnë vendet anëtare të Aleancës. Kështu që në pranverën e ardhshme pres që Maqedonia të jetë vendi i 30 anëtarë i NATO-së, gjithmonë duke pasur parasysh kushtin e referendumit të suksesshëm”, është shprehur Ruzhin, raporton “Alsat”.
Në rast dështimi të referendumit, që do të nënkuptonte edhe dështimin e anëtarësimit të vendit në NATO, Ruzhin thotë se atëherë shteti do të gjendet para një krize ekonomike dhe të sigurisë, e që sipas tij do të kishte ndikim edhe në rajon, përcjell albinfo.ch.
Ish-ambasadori në NATO, Ruzhin, vlerëson se në këtë periudhë opozita duhet të luajë rol konstruktiv dhe të merr përgjegjësi.
Më 11 dhe 12 korrik, në Samitin e NATO-s në Bruksel, Maqedonia pritet të merr ftesën për anëtarësim.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stolltenberg kujtoi se pa referendum dhe zbatimin e marrëveshjes për emrin, vendi nuk do të mund të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














