Kosova
FSK-ja, me 51 automjete ushtarake amerikane
Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit bëhet me 51 automjete të blinduara Humvee. 24 do të blihen me paratë e FSK-së, derisa thuhet se 27 të tjera janë donacion nga Ushtria Amerikane.
Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit bëhet me 51 automjete të blinduara Humvee. 24 do të blihen me paratë e FSK-së, derisa thuhet se 27 të tjera janë donacion nga Ushtria Amerikane. Kryeministri i Kosovës ka dekoruar me medaljen “ Gjergj Kastrioti” zëvendëspresidentin e kompanisë ‘AM General’, Lawrance Platt, pasi është i bindur se me nënshkrimin e kësaj kontrate do të forcohen lidhjet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Kryeministri Haradinaj, në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës me “AM General” ka shprehur kënaqësinë e tij për modernizimin e Forcës me pajisje të tilla dhe ka thënë se tranzicioni i FSK-së do të bëhet në koordinim të plotë dhe me mbështetjen e aleatëve strategjikë. Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, u shpreh i lumtur që Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me automjete ushtarake, të cilat kanë qenë simbol i ushtrisë amerikane.
Ministria e FSK-së kishte paraparë që vitin e kaluar të blejë 7 automjete të blinduara nga kompania “AM General” në SHBA, vlera e të cilave ishte 3.8 milionë euro.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












