Shkurt.ch
Fshati zviceran në hall me hajnat, subvencionohen banorët për vendosjen e alarmeve
Fshati zviceran ndodhet në kufi me Francën, i cili do të përfitojë subvencione për të vendosur pajisjet e alarmit për të gjitha shtëpitë, tha kryetari i komunës, pasi pas një viti policia nuk arriti të shpëtojë fshatin nga grabitjet, shkruan albinfo.ch.
Fshati i vogël “Boncourt” me 1200 banorë vendosi disa vjet më parë të punësonte pjestarë të sigurisë që do të patrullonin rrugët në mbrëmje, dhe e njëjta gjë kërkohej nga policia lokale dhe rajonale si dhe policia kufitare.
Kryetari i bashkisë në atë kohë, Andre Gofinet, tha se këto masa janë të nevojshme për shkak të vjedhjeve të shpeshta në shtëpitë e qytetarëve. Po ashtu janë plaçkitur dhe banka lokale dhe pika derivatesh.
Fshati është i vendosur vetëm një kilometër nga kufiri francez dhe 50 nga Gjermania.
Por kryebashkiaku aktual Lionel Mitre tha se vjedhjet vazhduan.
“Ne pamë se këto masa nuk sigurojnë fshatin,” tha Mitre, përcjell tutje albinfo.ch.
Prandaj, autoritetet lokale vendosën në fshat për t’u bërë komuna e parë në Zvicër i cila do të subvencionojë instalimin e sistemeve të sigurisë në shtëpi për të gjithë banorët.
Fshati ka ndarë tashmë rreth 25.000 franga zvicerane (22.000 euro) në vit për patrullat e sigurisë dhe në plan të shpenzojnë 30 mijë të tjera për të vendosur alarme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












