Bota

Fshati francez jeton vetëm nga parkingjet

Fshati francez Le Perth, i vendosur jo shumë larg kufirit spanjoll, ka rreth 586 banorë.

Banorët e këtij fshati përfitojnë vetëm për shkak se është në kufi me Spanjën. Kështu, banorët nga rajonet përreth arrijnë në fshat, makinat i parkojnë aty dhe pastaj shkojnë në Spanjë. Atje ata blejnë ushqime, pajisje shtëpiake, rroba dhe gjithçka që mund të gjendet me çmime më të lira sesa në anën franceze.

Kështu banorët e këtij fshati të vogël përfitojnë më shumë nga parkingjet.

Statistikat e fundit tregojnë se ky fshat fiton 780 mijë euro nga parkingjet, që është rreth 1,350 euro për kokë banori.

Për shkak të kësaj, autoritetet komunale vendosën të heqin taksën për banorët e fshatit. Duhet të theksohet se këtë vit qytetarët duhet të paguajnë mbi 320 mijë euro tatim në pronë, prandaj ky vendim do të ketë një ndikim shumë pozitiv në jetën e tyre. Vendimi së shpejti do të hyjë në fuqi zyrtarisht dhe fitimet nga parkingjet do të paguajnë taksat për popullatën, ndërsa me paratë e tepërta do të rinovohen shkolla, parku dhe qendra mjekësore.