Bota
Franca pritet të përfshihet nga të nxehtit ekstrem
Franca pritet të përballet me temperatura mbi 40 gradë Celsius këtë javë, çka potencialisht mund të shënojë rekord të temperaturës më të lartë në muajin qershor.
Tempraturat pritet të arrijnë në 35 gradë Celsius apo më shumë, duke duke u rritur edhe më shumë të enjten dhe të premten.
Veriu i këtij shteti, duke përfshirë Parisin, pritet të preket më së keqi nga ky mot.
Disa fontana të përkohshme tashmë janë vënë nëpër qytet dhe pishinat publike do të jenë të hapura deri në orët e vona, për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Franca, Gjermania, Zvicra dhe Belgjika, janë vetëm disa prej shteteve që mund të përballen me mot të ngjashëm në ditët në vijim, mirëpo Franca duket se do të jetë më e prekura.
Meteorologët francezë kanë paralajmëruar se këto temperatura mund të mos ulen as në fundjavën e ardhshme, dhe as natën, pasi temepratura më e ulët pritet të jetë 20 gradë Celsius.
Qyteti i Parisit ka aktivizuar “nivelin tre” të planit për nxehtësi ekstreme, derisa niveli i katërt, që konsiderohet më i larti, nuk është aktivizuar kurrë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















