Skip to content

Foshnja kosovare ka nevojë urgjente për transplantim të zemrës

Medina ka vetëm njëzet muaj ndërsa prej shtatë muajsh ajo jeton vetëm falë një zemre artificiale të implantuar. «Muskuli i saj i zemrës, si pasojë e një infeksioni, ngadalë `po jipte shpirt`. Gjendja po bëhej gjthnjë më kritike, shkruan bild.de. Medina ka urgjentisht nevojë për një zemër të dhuruar që do t`i implantohej», thotë profesori […]

Medina ka vetëm njëzet muaj ndërsa prej shtatë muajsh ajo jeton vetëm falë një zemre artificiale të implantuar.

«Muskuli i saj i zemrës, si pasojë e një infeksioni, ngadalë `po jipte shpirt`. Gjendja po bëhej gjthnjë më kritike, shkruan bild.de. Medina ka urgjentisht nevojë për një zemër të dhuruar që do t`i implantohej», thotë profesori Nikolaus Haas, shef i sektorit të kardiologjisë së fëmijëve dhe mjekësisë intensve pediatrike në klinikën Grosshadern.

Pak ditë më parë në shtëpinë «Ronald McDonald» është mbajtur një takim i fëmijëve me organe të transplantuara dhe familjarëve të tyre, ku pjesëmarrës ishin edhe Medina e vogël me babain e saj, Beratin, nënën Mehreme dhe dy motrat, Melisa e Mirela, transmeton albinfo.ch. Ka shtatë muaj që familja me prejardhje nga Kosova po qëndron në këtë shtëpi e cila financohet nga donacionet vullnetare dhe ofron strehë për 14 familje të fëmijëve me sëmundje