Skip to content

Forca të shtuara të Policisë pranë Qeverisë së Kosovës

Policia ka shtuar praninë pranë objektit të Qeverisë, ndërsa për sot është paralajmëruar protestë kundër aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në orët e mëngjesit pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton albinfo.ch.

Prania e shtuar policore vjen në kohën kur për sot është paralajmëruar një protestë para objektit të Qeverisë, e organizuar në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Policia e Kosovës

Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Një protestë e ngjashme është mbajtur edhe një ditë më parë, para objektit të EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës.

Gjatë protestës së djeshme pati edhe persona të arrestuar, pas hedhjes së gurëve në drejtim të objekteve.

Protesta e paralajmëruar për sot pritet të zhvillohet nën masa të shtuara të sigurisë. /Albinfo.ch