Bota

Forbes rendit Angela Merkel si gruan më të fuqishme në botë

Revista Forbes ka renditur, kancelaren gjermane Angela Merkes të parën në listën e grave më të fuqishme në botë.

Ajo është renditur e para në këtë listë, pavarësisht pse ka deklaruar se nuk do të jetë në krye të partisë Kristian Demokrate (CDU) dhe nuk do të garojë për rizgjedhje në pozitën e kancelares më 2021, shkruan REL, përcjell albinfo.ch

Megjithatë ajo aktualisht vazhdon të jetë gruaja që udhëheq ekonominë më të madhe në Evropë.

E dyta në listë gjendet, kryeministrja britanike, Theresa May, e pasur nga udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, francezja, Christine Lagarde.