Gjuha
“Forbes” për Bleona Qeretin: Yll i pavarur, i vetëfinancuar!
“Duke përdorur të ardhurat e mia në vend të atyre të “labelit” unë ndihem si bosja e vetes sime"
Revista “Forbes”, sjell një shkrim për jetën dhe karrierën e këngëtares shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Amerikë dhe po përpiqet të ndërtojë karrierë në arenën ndërkombëtare.
Revista sjell një shkrim të gjatë për këngëtaren Qereti, ndërsa sipas , ajo që e veçon Bleonën nga yjet e tjera të pop – it është vetëfinancimi dhe pavarësia ekonomike e saj.
“Forbes” bën një përmbledhje të jetës së Bleonës që kur ajo ishte fëmijë, duke treguar hap pas hapi sakrificat e këngëtares për t`ia dalë në industrinë e muzikës, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Më tutje në artikullin e “Forbes” thuhet se, “Bleona ka realizuar tetë albume, për të cilët ka thënë se ka shitur rreth 1.5 milion kopje, ka fituar disa çmime të rëndësishme muzikore gjatë karrierës së saj, ndërsa është paraqitur edhe në ballinat e mbi 35 revistave të rëndësishme botërore, si dhe ka performuar për miliona fansa në mbarë botën”.
“Ajo çka e dallon rritjen e yllit të popit në nivel ndërkombëtar, për dallim nga artistët e tjerë, është modeli i saj ekonomik: Bleona është një yll i pavarur, i vetëfinancuar”, ka shkruar “Forbes”.
Forbes e cila Bleonën e konsideron si “Madona shqiptare” citon disa fjali të këngëtares se pse ajo nuk është pjesë e ndonjë labeli muzikor. “Duke përdorur të ardhurat e mia në vend të atyre të “labelit” unë ndihem si bosja e vetes sime. Në këtë mënyrë kam një kontroll shumë të madh rreth muzikës, stilit dhe gjithë tregut global”.
Për këngëtaren korçare, revista shkruan se ka qenë pjesë e jurisë në “X factor Albania” si dhe e reality shou në Amerikë “Euros of Hollywood”, ndërsa përmend edhe bashkëpunimet që Bleona ka pasur më producentët e njohur në Amerikë Justin Timaland, Petey Pablo e Brasco.
Bleona ka treguar se dëshiron të jetë shembull për të tjerët dhe që në këtë botë asgjë nuk është e pamundur, qoftë edhe pa ndihmën e askujt. “Duke ardhur nga një botë tjetër, tani e kuptoj që në Amerikë asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë ajo.
Këngëtarja shqiptare pas suksesit me hitin dance “Take You Over”, për albumin e radhës është duke bashkëpunuar me producentë si RoccStar, Fuego e Rodney ‘Darkchild’ Jerkins, ndërsa aktualisht po punon për të sjellë një tjetër këngë, që do t’i përkasë rrymës pop dance, një projekt të cilin ajo po e realizon në studion e “Audacious Records”.
Këtu mund ta lexoni shkrimin në “Forbes: http://www.forbes.com/sites/seamuskirst/2016/02/01/bleona-qereti-the-self-funded-independent-pop-star/#2715e4857a0b108097274f08
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?