Futboll
Foda flet për ardhjen e Hajdarit nga Zvicra dhe sfidat me Slloveninë e Suedinë
“Sigurisht që Amir Rrahmani është shumë vështirë të zëvendësohet, por ndaj Suedisë treguam se çdo lojtar mund të japë maksimumin. Tani kemi edhe Albian Hajdarin që do të ketë mundësi të jetë në formacionin startues”, deklaroi Foda
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në ditën e parë të grumbullimit të ekipit për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, ka folur për pritjet, situatën e lojtarëve dhe përgatitjet e ekipit dardan.
Fillimisht menaxheri i ekipit, Bajram Shala bëri të ditur se për shkak të lëndimeve në këtë grumbullim mungojnë pesë futbollistë: kapiteni Amir Rrahmani, Florent Hadergjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku dhe Baton Zabërgja.
“Janë dy ndeshje shumë të vështira, por jo të pamundura. Pas fitores ndaj Suedisë, ekipi ka fituar vetëbesim dhe ka treguar pasion e vendosmëri. Kemi parë që jemi në gjendje të fitojmë edhe kundër rivalëve të fortë. Sllovenia është një kundërshtar shumë i fuqishëm, me mbrojtje dhe sulm të mirëorganizuar, por në seancat stërvitore do të përgatitemi maksimalisht. Për më tepër, në shtëpi kemi përkrahjen e tifozëve tanë dhe shpresoj që me ndihmën e tyre të jemi të gatshëm për një tjetër fitore”, tha Foda.
Duke iu referuar paraqitjeve të muajit të kaluar, ku Kosova tregoi dy fytyra të ndryshme Foda theksoi: “Loja kundër Zvicrës nuk shkoi siç dëshiruam, sidomos në fazën mbrojtëse, por pas analizave bëmë ndryshimet e duhura. Ndaj Suedisë luajtëm si ekip dhe treguam që mund të jemi rivalë të denjë edhe ndaj skuadrave me emra të mëdhenj. Por futbolli nuk luhet në të kaluarën, por në të ardhmen. Ajo fitore tashmë i takon historisë. Morëm tri pikë të rëndësishme, por tani fokusi ynë është te Sllovenia dhe pres nga lojtarët që të japin maksimumin”, tha Foda.
Sa i përket Edon Zhegrovës, përzgjedhësi theksoi se situata e tij te Juventusi nuk është shqetësuese. “Më e rëndësishmja është që Edoni është në një klub të madh dhe është i gatshëm të luajë për Kosovën. Kemi katër seanca stërvitore përpara ndeshjeve dhe do të vlerësojmë kush është në formën më të mirë për të nisur si titullar”.
Lidhur me mungesën e Amir Rrahmanit ai shtoi: “Sigurisht që Amir Rrahmani është shumë vështirë të zëvendësohet, por ndaj Suedisë treguam se çdo lojtar mund të japë maksimumin. Tani kemi edhe Albian Hajdarin që do të ketë mundësi të jetë në formacionin startues. Gjithsesi, vendimin përfundimtar do ta marr të premten, pasi të shoh gjendjen e secilit lojtarë gjatë katër seancave stërvitore”.
Përzgjedhësi theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve për ecurinë tutje në grup: “Sllovenia është kundërshtar shumë i fortë, mjafton të kujtojmë se në Kampionatin Evropian arriti deri në 1/8 e finales. Fitorja ndaj Suedisë na ka dhënë shumë vetëbesim dhe e ka ndryshuar atmosferën. Tani të gjithë besojmë se mund të luftojmë për kualifikim. Por, për ta arritur këtë, duhet të paraqitemi me shpirt ekipor dhe përkushtim maksimal si në ndeshjen e kaluar”, tha Foda.
Foda foli edhe për lojtarët që nuk janë ftuar: “Me Bersant Celinën kam pasur një bisedë shumë të mirë. Ai është i gatshëm të luajë për Kosovën dhe nëse vazhdon me paraqitje të mira, do të ftohet sërish. Sa i përket Emir Sahitit, është e rëndësishme që lojtarët të mos flasin publikisht për bashkëlojtarët e tyre. Çdokush mund të ketë pakënaqësi, por vendimet e trajnerit duhet të respektohen. Nuk kam asnjë problem personal me askënd, por në këtë fazë kemi zgjedhur lojtarët që janë më të përshtatshëm për këto dy ndeshje”, nënvizoi Foda.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim Ndërsa bizneset ankohen për mungesën e praktikantëve, rreth 20,000 të rinj në Austri po kërkojnë një... -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern













