Lajme
Fluturimi nga Cyrihu për Los Anxhelos u kthye prapa, pamjet tregojnë kullimin e karburantit
Një fluturim zviceran nga Cyrihu në Los Anxhelos u desh të kthehej menjëherë pas nisjes, pasi fillimisht lëshoi karburant në ajër, transmeton albinfo.ch.
Fluturimi LX40 nga Cyrihu për në Los Anxhelos u ngrit siç ishte planifikuar të premten në orën 13:30. Por në vend që të fluturonte drejtpërdrejt në perëndim, Boeing 777-300ER qarkulloi mbi Zvicër, Francë dhe Gjermani për më shumë se 1 orë e gjysmë. Aeroplani më në fund u nis për në aeroport në orën 15:00 dhe ateroi.
Zëdhënësja për media, Meike Fuhlrott ka deklaruar se kishte një problem me një nga gjeneratorët e energjisë në fluturim.
“Për këtë arsye, avioni, një Boeing 777-300ER me 214 pasagjerë, u kthye në Cyrih”, ka thënë ajo për 20mintuen.
Tutje ajo ka njoftuar se ekuipazhi fluturoi një lak për të hedhur karburantin në mënyrë që të zvogëlojë peshën e uljes.
“Ne kemi vendosur tashmë një ekuipazh rezervë dhe një aeroplan zëvendësues për të sjellë pasagjerët në Los Anxhelos sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shtuar ajo duke njoftuar se fluturimi zëvendësues është planifikuar të nisej nga Cyrihu sot në orën 17:30.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












