Kosova
Fluksi i madh në kufirin Kroaci – Mali i Zi, Shqipëria angazhohet për të lehtësuar kalimin e mërgimtarëve
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kroacisë dhe Malit të Zi për të përshpejtuar qarkullimin në pikat kufitare.
Fluksi i lartë i automjeteve në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi ka shkaktuar pritje të gjata për qindra mërgimtarë që po udhëtojnë drejt Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit, përcjell albinfo.ch.
Pas raportimeve për vonesa që në disa raste kanë zgjatur mbi 15 orë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur se është duke ndjekur nga afër situatën dhe po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve.
Sipas ministrisë, institucionet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kroacisë dhe Malit të Zi, me qëllim që të përshpejtohen procedurat e kontrollit kufitar dhe të reduktohen pritjet e gjata gjatë sezonit veror.
Ndërkohë, shumë mërgimtarë kanë raportuar se janë përballur me kolona disa kilometra të gjata dhe me mungesë të kushteve bazë gjatë pritjes, duke kërkuar ndërhyrje të institucioneve për normalizimin sa më të shpejtë të qarkullimit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të informohen paraprakisht për gjendjen në pikat kufitare dhe, kur është e mundur, të shfrytëzojnë edhe pika alternative kalimi për të shmangur pritjet e gjata.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














