Lajme
Fluks mërgimtarësh për festat e fundvitit në Shqipëri
Bëhet e ditur se në pikën doganore të Qafë Thanës ka fluks udhëtarësh, ku shumë automjete presin në radhë nga ana e Maqedonisë së Veriut për të hyrë në Shqipëri.
Për më tepër se dy orë qytetarët janë ndeshur me vonesa për shkak se nga pala maqedonase ka numër të reduktuar punonjësish. Sipas informacioneve të marra nga kjo doganë, të dyja palët punojnë me 2 sportele, si ajo maqedonase dhe ajo shqiptare.
Por, problemi aktualisht qëndron tek pala maqedonase që nuk ka kapacitetet e duhura për të përballuar fluksin.
Qafë Thana funksionon me sportele të përbashkëta ndaj shpesh krijohen edhe vështirësi për shkak se në rastet kur nevojitet shtimi i sporteleve, duhen punonjës nga të dyja vendet.
E-Diaspora
-
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës Fëmijët shqiptarë në Landquart dhe rrethinë do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe çdo të... -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











