E-Diaspora
Florinit nuk i kujtohet se i ka plagosur me thikë dy persona
Florin C. (43) nuk mund ta mbajë mend se i ka therur dikë me thikë. Megjithatë, atij i vjen keq që dy personat, një roje nate dhe një truproje, u plagosën nga thika e tij. Një gjë është e qartë pohon shqiptari, se ai nuk ka dashur të vrasë askend. Prokurori austriak këtë ngjarje e sheh ndryshe. Në Gjykatën rajonale të Salzburgut ka vazhduar procesi gjyqësor.
Më 14 tetor 2017, në orën 18.30: Pas vizitës në një aheng privat, Florini dhe e dashura e tij shkuan në restorantin “After Five”. Atje, e dashura e tij ishte ngacmuar, i ka rrëfyer trupit gjykues Florini. Ai u përpoq të bisedojë me personin dhe me këtë rast është sulmuar. Edhe shoqëruesi i tij dyshohet se ka pranuar një goditje: “Vetëm pashë gjak. Që nga ai çast, asgjë më nuk më kujtohet”. Sipas prokurorit Robert Holzleitner, ai sulmoi rojen e natës me thikë, me teh prej nëntë centimetrash, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.
Në sulmin e dytë, një truproje është gjendur në rrugë dhe pësoi dy plagë në shpinë, të thella katër centimetra. Viktima e parë u plagos në dorë. Holzleitner ka vazhduar: “Ai ka dashur t`i vriste që të dy. Kjo është e qartë, nëse goditni me me një forcë të tillë”. “Se ai ka dashur të lëndojë dikë, mund të akuzohet, por jo që ai ka dashur të vriste dikë”, ka thënë mbrojtësi Peter Lechenauer.
Babai shqiptar i dy fëmijëve, ka pohuar se thika i ka qëlluar rastësisht me vete. Meqë ai u fut në panik, përdori armën. Në videot e vëzhgimit, është mundur të vërehet një sjellje agresive. Harresën e tij, i akuzuari e argumentoi me konsumim të vodkës dhe kokainës, ndërsa i është konstatuar një shkallë prej 0.4 për qind. Shqiptari e mohi gatishmërinë për dhunë, ka vlerësuar neuropsikiatri: “Unë nuk jam një person i dhunshëm”. Mirëpo, Florini tashmë është një vrasës me një kallashnikov AK47 në vitin 1997, në Shqipëri. Pas kësaj, ai kishte vuajtur 13 vjet burgim nga gjithsej 17 të shqiptuara, duke u arratisur në Austri.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











