Integrimi
Florentina Mallaku Bytyqi kandidon për SVP-në dhe përballet me kritika
kur është bërë e njohur kandidatura e saj ajo është ballafaquar edhe me komente negative si: “Çfarë ke kërkuar me këtë mbiemër në këtë parti?”
“Turp që njerëzit gjykojnë në bazë të mbiemrit tim”: Florentina Mallaku-Bytyqi thyen klishenë e SVP-së”. Kështu e fillon gazeta Aargauer Zeitung intervistën me politikanen e re zvicerane, me rrënjë shqiptare nga Kosova.
Kur jemi tek “thyerja e klisheve”, për të gjithë ata që jetojnë në Zvicër, gjithçka është e qartë: SVP në perceptimin e shqiptarëve të këtushëm dhe jo vetëm të tyre, identifikohet si një parti e krahut të djathtë, e cila është bërë e njohur me disa fushata të drejtuara ndaj të huajve dhe në veçanti ndaj shqiptarëve, shkruan albinfo.ch. Megjithatë, për këtë parti kanë kandiduar herë pas here edhe kandidatë shqiptarë. Florentina është njëra prej tyre.
Në vazhdim, teksti që gazeta zvicerane i kushton këtij kandidimi, me disa shkurtime.
E re, femër, me thonj të gjatë dhe me prejardhje migrante: 35-vjeçarja këshilltare lokale nga Münchwilen kandidon në zgjedhjet regjionale në Laufenburg në listën e SVP-së (Partisë Popullore Zvicerane). Në një intervistë për gazetën Aargauer Zeitung kosovarja shpjegon vendimin që ka marrë për të garuar për partinë e njohur të djathtë dhe çfarë reagimesh merr.
Klikimet e smartfonit të Florentina Mallaku-Bytyqit. Ajo kthehet nga personi me të cilin po flet dhe buzëqesh. “Është e vështirë të shkruash me thonj kaq të gjatë”, thotë ajo. Pak më parë, ajo e çon gazetarin në një udhëtim të shkurtër në pikën e shikimit të kapelës së Münchwilen-it. Ajo ndalon para BMW-së së saj të bardhë 320 dhe buzëqesh, transmeton albinfo.ch. “Po, e di – është një klishe.”
Mallaku është këshilltare bashkiake e komunës Münchwilen që nga viti 2020, përgjegjëse, ndër të tjera, për shërbimet sociale dhe të azilit, për sektorët e pleqërisë dhe familjes. “Vërtet e vlerësoj afërsinë me qytetarët; dhe mundësinë për të qenë në gjendje të zbatoj atë që është në zemrat e njerëzve”, thotë ajo”.
Çfarë po bën me emrin tënd aty (në SVP) ?”
Mallaku është e vetmja grua që kandidon për SVP në qarkun Laufenburg në zgjedhjet e këshillit të përgjithshëm më 20 tetor. Fakti që ajo nuk përshtatet saktësisht me stereotipin e partisë së krahut të djathtë e ka ballafaquar edhe me komente negative nga partitë e tjera kur u bë e njohur kandidatura e saj. Sipas motos: “Çfarë ke kërkuar në të vërtetë me këtë mbiemër në këtë parti?”.
Sipas Mallakut, thënie të tilla e zhgënjejnë dhe e lëndojnë në të njëjtën kohë. “Unë jam rritur këtu dhe nuk njoh realitet tjetër. Është turp që njerëzit gjykojnë në bazë të emrit tim”, thotë ajo. Teknike e kualifikuar, e ardhur në Zvicër nga Kosova në vitin 1996, vlerëson vlerat sociale nga të cilat ajo dhe familja e saj mundën të përfitonin pas emigrimit. “Vlerat si liria, vetëvendosja dhe siguria meritojnë të mbrohen”, thotë ajo.
Mallaku është kundër rritjes së burokracisë, e cila rëndon qytetarët dhe ekonominë dhe e bën më të vështirë për komunatt të veprojnë në mënyrë autonome. Gjithashtu, sipas saj, duhet të ndalet imigracioni i pakontrolluar dhe të forcohet siguria e popullsisë.
Si një këshilltare lokale në Münchwilen, ajo ndjen drejtpërdrejt ndjenjën e shqetësimit. Rritjen e vazhdueshme të vjedhjeve në makina ajo e sheh si tregues të rritjes së indiferencës ndaj shtetit ligjor. “Ne kemi nevojë për më shumë kontrolle policore, ndëshkime më të rrepta dhe dëbim më të vazhdueshëm të atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu” thotë ajo.
Ajo është po ashtu kundër rritjes apo vendosjes së taksave të reja në sektorin e energjisë, përcjell albinfo.ch. Politika e zgjuar, beson Mallaku, ndihmon që çdo burim energjie të kontribuojë në prodhimin e energjisë sipas avantazheve të tij.
Diçka që e zemëron zonjën Mallaku janë shpenzimet sociale, të cilat, sipas saj po dalin gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Ajo tregon se këto janë rritur me mbi një miliardë franga gjatë dhjetë viteve të fundit. Prandaj, është thelbësore që ligjet e ndihmës sociale në kantone të hartohen në atë mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi dhe shfrytëzimi i përfitimeve.
Sipas Mallakut, ndihma sociale duhet të kuptohet si ndihmë e përkohshme për raste emergjence dhe jo si një situatë e përhershme. Kjo edhe sepse pavarësia, duke bërë një jetë të vetëvendosur, është një pasuri e vlefshme që duhet shfrytëzuar”, thotë ajo.
© 2024 Aargauer Zeitung
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












