Kosova
Fillon vrapimi 100 kilometra i gjatë, “Shtegu i shpresës”
Në këtë vrapim po marrin pjesë edhe Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik Ruairi O’Connell, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari
Ka filluar sot nga Prekazi, do të kalojë nëpër disa pika historike të Kosovës dhe do të përfundojë nesër, më 4 mars në Koshare. Ky është “vrapimi i gjatë 100 kilometra i quajtur “Shtegu i shpresës”, që po zhvillohet në 20 vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë.
Në këtë vrapim po marrin pjesë shumë personalitete nga jeta politike e Kosovës ndërsa në një moment janë bërë bashkë edhe Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik Ruairi O’Connell, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari, shkruan indeksonline.
Jahjaga ka postuar disa fotografi në profilin e saj në Facebook, ku ka përgëzuar organizatorët e kësaj nisme: “Në përkrahje të Shtegut të Shpresës, sot mora pjesë në vrapin 100 kilometërsh të organizuar nga Kosova Trail Running Association për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përgëzime organizatorëve për një iniciativë të tillë e cila pati për qëllim përkujtimin e sakrificave të dëshmorëve të Kosovës të cilët kontribuan për lirinë që ne sot e gëzojmë”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












