Manifestime
Fillon Java e aksionit kundër racizmit dhe ksenofobisë në Bernë
"Unë nuk jam racist apo raciste, por ...": kur një fjali fillon kështu, atëherë pa përjashtim pason një deklaratë ksenofobe dhe raciste. Nën këtë titull fillon sot Java a Aksionit kundër Racizmit e Qytetit të Bernës mbahet nën këtë titull dhe fton për diskutime, debate dhe përzierje konstruktive në këtë temë.
Diskutime të cilat fillojnë me këtë fjali hyrëse nuk përfundojnë mirë. Për këtë arsye parashtrohet pyetja, pse fillohet një bisedë apo mendim me këto fjalë hyrëse? Vallë për tu arsyetuar për atë që do të pasojë?
Unë nuk jam racist, por….si mënyrë e distancimit prej rrymave ksenofobe
Këtë fenomen e hasim në mediat sociale, jetën e përditshme, në rrethin tonë shoqëror, miqësor dhe në vend të punës. Nëse dëgjojmë me vëmendje bisedimet, atëherë shpesh pas fjalisë “nuk jam racist apo nuk jam raciste, por… pason një deklaratë raciste dhe ksenofobe. Si duket kjo fjali hyrëse bëhet vetëm për të zbutur sulmin e mundshëm pas deklaratës raciste, sepse, sipas folësit deklarata që e jep në këtë moment nuk bëhet për motive raciste, por bazohet në përvoja personale apo të tjerëve, vrojtime objektive apo dije të marrë nga burime të ndryshme. Me këtë, folësi e bën një distancim nga deklarimet raciste dhe ksenofobe të qarqeve të njohura, në të cilat ksenofobia dhe racizmi janë prezentë në diskursin e tyre social dhe politik dhe urrejtjen ndaj të huajve e kanë program. Së fundi ai apo ajo nuk do të identifikohet apo të radhitet në të njëjtën kategori me këto grupe ksenofobe.
Nuk ka “POR” në Bernë
Si të përballemi me këto thënie, të cilat nuk janë të deklaruara si raciste dhe shpesh vijnë të mbuluara me pëlhurën e objektivitetit? A e përdorim këtë fjali hyrëse për t’i ikur ballafaqimit me faktin se kemi mendime raciste dhe ksenofobe? Tregojmë me gisht në drejtim të të tjerëve, por e kapim vetveten me mendime të tilla të llojit me fjali hyrëse “POR”?
Manifestimet, shfaqjet dhe aksionet e ndryshme kreative gjatë “Javës kundër racizmit” dhe fushata përcjellëse e bëjnë temë dhe ballafaqohen me këto pyetje dhe tema, njëkohësisht edhe dërgojnë mesazhin: “Nuk ka POR në Bernë”.
Nuk ka “POR” për racizmin e dukshëm dhe real, por edhe nuk ka “POR” për racizmin, i cili fshihet prapa korrektësisë politike.
Çka është java kundër racizmit?
Me javën e aksionit kundër racizmit, qyteti i Bernës vë një shenjë të fortë kundër racizmit. Në këtë javë organizatave të ndryshme u mundësohet një platformë për angazhimin e tyre konkret kundër racizmit dhe urrejtjes ndaj të huajve. Këto organizata angazhohen me idetë dhe projektet e tyre në Javën e Aksionit kundër Racizmit dhe për këtë angazhim kanë mbështetjen e qytetit. Popullsia sensibilizohet në temën e prezencës së racizmit dhe diskriminimit në jetën e përditshme dhe ftohet të marrë pjesë në debate të shumta.
Java Kundër Racizmit në Bernë ka një traditë 7 vjeçare dhe fillon gjithmonë më 21 mars, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit.
Programin dhe më shumë informacione i gjeni këtu: www.berngegenrassismus.ch
*Autori është kryetar i Komisionit për Integrim në Bernë
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit













