Skip to content

Fillon fushata zgjedhore në Maqedoninë Veriore

EPA/GEORGI LICOVSKI

Në mesnatë filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore, të caktuara për 24 prill.

Fushata do të zgjatë deri në mesnatë, më 22 prill. Në ditën e parë të fushatës disa nga kandidatët paralajmëruan promovimin dhe prezantimin e programit zgjedhor dhe hapjen e shtabeve zgjedhore, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet e 11-ta parlamentare.