Kosova
Fillojnë shpenzimet nga rezervat buxhetore
Nga 4 milionë e 800 mijë euro sa janë ndarë si rezerva shtetërore, në bazë të Ligjit vjetor të buxhetit për këtë vit, vetëm për dy muajt e parë janë shpenzuar rreth 1.4 milionë euro
Pa u bërë një muaj nga miratimi i buxhetit për këtë vit, Qeveria e Kosovës ka filluar të shpenzojë mjete nga rezervat buxhetore.
Nga 4 milionë e 800 mijë euro sa janë ndarë si rezerva shtetërore, në bazë të Ligjit vjetor të buxhetit për këtë vit, vetëm për dy muajt e parë janë shpenzuar rreth 1.4 milionë euro, thotë një përgjigjeje për Radion Evropa e Lirë, Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave në Qeverinë e Kosovës.
Nga kjo shumë, “Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për realizimin e aktiviteteve të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 300 mijë euro për Delegacionin shtetëror të Kosovës për procesin e dialogut, 143 mijë euro mbështetje për ekipin olimpik të Xhudos “Ippon” në Pejë, 112 mijë euro për rregullimin e këndit të fëmijëve dhe Parkut të Paqes në Preshevë, kurse mjetet tjera në vlera më të vogla janë ndarë për klubin e prodhueseve, renovim të shkollave e të tjera”, thuhet në përgjigje, përcjell albinfo.ch.
Në bazë të ligjit, shpenzimet e paparashikuara apo rezervat shtetërore mund të shpenzohen vetëm në raste urgjente dhe të paparashikuara.
Organizatat përkatëse buxhetore mund të aplikojë në Ministri për fonde shtesë, por që në aplikacion duhet të shpjegojnë arsyen pse këto fonde nuk kanë mundur të parashikohen.
Anëtar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Kuvendin e Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se shpenzimi i mjeteve nga fondi rezervë është papërgjegjësi dhe keqpërdorim i parasë publike nga ekzekutivi.
Avdullah Hoti, anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Kuvendin e Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, e quan papërgjegjësi të Qeverisë ndarjen e mjeteve nga fondi rezervë pa asnjë arsyeshmëri ligjore. Ai thotë se shumica e vendimeve të Qeverisë për ndarje të mjeteve nga ky fond, nuk i plotësojnë kushtet ligjore.
Edhe Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se vendimet e tilla të Qeverisë do të rrezikojnë buxhetin e përgjithshëm të Kosovës. Ai thotë se në Qeveri ka mungesë të një disipline buxhetore, kurse vendimet merren në mënyrë ‘ad- hoc’.
Buxheti i Kosovës është miratuar më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës, dhe arrin shumë 2.3 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?