Shkurt.ch
Hetime rreth vdekjes së një 80-vjeçareje në Francë
Më 8 janar, Gjimile Shala, 80 vjeç, vdiq nga një arrest kardiak në kampin e emigrantëve të vendosur në rrugën “Henri-Paris” në Reims.
Prokuroria e Reims vendosi të hapte një hetim për të mësuar shkaqet e vdekjes së saj. Është konfirmuar, se është hapur një hetim për të mësuar shkaqet e vdekjes së Gjimile Shalës, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Më 8 janar, 80-vjeçarja vdiq nga një arrest kardiak në kampin e emigrantëve që ndodhej në rrugën “Henri-Paris” në Reims, përcjell Albinfo.ch. Trupi i saj do t`i nënshtrohet autopsisë para se të riatdhesohet në Kosovë, ku gjendet pjesa tjetër e familjes së saj.
Kryetari i Bashkisë në Reims i ka dhënë homazh Gjimile Shalës në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Albinfo.ch. Në tekstin e tij, ai kishte përmendur “konkluzionet e hetimit”, por vullnetarët e Shoqatës “Reims Exil Solidarités” që mirëpritën Gjimilen, nuk kanë pasur njohuri se ishte hapur ndonjë hetim.
Kryetari i Bashkisë Reims thekson se ky hetim “do të lejojë” të përcaktojë nëse ka pasur një dështim të veçantë në kujdesin ndaj saj dhe në çfarë niveli. “Në të vërtetë, disa ditë para vdekjes së saj, Gjimilja paraprakisht ishte shtruar në spital. Hetimi do të përcaktojë nëse është marrë apo jo nën kushtet e duhura.
Një donacion është hapur për të siguruar riatdhesimin e kufomës së Gjimile Shalës disa ditë pas vdekjes së saj, përcjell Albinfo.ch. Fondet e ngritura janë të mjaftueshme, do të jetë e nevojshme të priten konkluzionet e autopsisë që ajo të riatdhesohet në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













