Lajme
Filloi shpërndarja e librave për mësimin plotësues shqip në Austri
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri ka filluar shpërndarja e librave dhe materialeve të tjera për mësimin plotësues shqip.
Edhe kësaj here, si herë të tjera më parë, mësuesit shqiptarë në Austri pranuan tekstet mësimore pedagogjike–didaktike në Ambasadën–Konsullatën e Republikës së Kosovës në Austri, dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës. Kështu ka njoftuar kryetarja e Shoqatës së Mësueseve Shqiptarë në Austri “Naim Frashëri”, Miradije Berisha, raporton Albinfo Austria.
“Në emër të SHMSH-së “Naim Frashëri” në Austri, falënderoj MPJ e Diasporës dhe Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës për dërgimin e teksteve, po ashtu falënderoj Ambasadën- Konsullin dhe stafin e tij, të cilët u kujdesen që sa më shpejt tekstet mësimore të janë në duar të nxënësve. Falënderoj kolegët e mi që janë gjithmonë në mbështetje të shoqatës”, ka thënë ajo.
Kryetarja Berisha ka theksuar se ka një interesim me të dukshëm për pjesëmarrjen e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe.
“Megjithatë, apelojmë te prindërit që të kontaktojnë mësuesit shqiptarë, sepse mësimi i gjuhës amtare është në interesin e fëmijëve në rend të parë që ata sado pak të kanë njohuri për gjuhën, origjinën dhe kulturën shqiptare”, përfundon kryetarja e SHMSHA-së, Miradije Berisha.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












