E-Diaspora
FIFA, dritë jeshile për Bashën, Abrashin e Mehmetin
Formacioni i përfaqësueses së Shqipërisë mund të ndryshojë në ndeshjen me Slloveninë, pasi që FIFA ka lejuar paraqitjen e Bashës, Abrashit e Mehmetit
Kombëtarja e Shqipërisë ka marr përforcim të veçantë pak orë para fillimit të ndeshjes me Slloveninë, kur FIFA ka aprovuar kalimin e tre futbollistëve shqiptar që më herët kanë luajtur për përfaqësuese të ndryshme, të luajnë për kombëtaren shqiptare.
FIFA nëpërmjet një faksi që ka dërguar në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka lajmëruar se Vullnet Basha, Amir Abrashi dhe Agon Mehmeti do të mund të paraqiten për kombëtaren shqiptar, transmeton sport1.
Basha e Gashi më herët kanë luajtur vetëm grupmoshat e reja të Zvicrës, ndërsa Mehmeti ka qenë pjesë e U-19 dhe dhe U-21 të Suedisë.
Dy mesfushorët, Basha (Sion) e Abrashi (Grasshopper) pritet të përfitojnë rastin nëse jo titullar së paku gjatë lojës, kurse Mehmeti (Palermo i huazuar te Olhanense në Portugali) është një kualitet shtesë për repartin sulmues.
Në pritje te FIFA janë dosjet e Shkelzen Gashit (Grasshopper) dhe Loret Sadikut (Helsingborg).
Më herët një leje të tillë e kishte marr edhe Migjen Basha, i cili kishte pritur gati dy vite për një lajm pozitiv
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











