Integrimi
Festivali “Swikos”, një portë e hapur për filmin kosovar
Në edicionin e sivjetmë të SWIKOS konkurrojnë artistë nga Zvicra, Shqipëria, Kosova, Gjermania dhe Franca, gjegjësisht marrin pjesë 6 prodhime nga artistë zviceranë, 3 prodhime nga Gjermania, si dhe 5 filma janë të artistëve nga Kosova dhe Shqipëria
Në një sallë të stërmbushur me mysafirë, të ftuar nderi e dashamirë të filmit, të premten mbrëma në Bazel ka filluar edicioni i 9-të i Festivalit të filmit të shkurtër SWIKOS 2015, ku gjatë dy ditëve do të garojnë 14 projekte filmike.
Në fjalën e hapjes të Festivalit, publikut iu drejtua drejtori I këtij festivali, Florim Brajshori, I cili dukej me të vërtetë shumë i emocionuar me atë që është arritur deri më tash me këtë festival filmi, i cili vitin e ardhshëm pritet të festojë vitin e 10-të jubilar.
Në edicionin e sivjetmë të SWIKOS konkurrojnë artistë nga Zvicra, Shqipëria, Kosova, Gjermania dhe Franca, gjegjësisht marrin pjesë 6 prodhime nga artistë zviceranë, 3 prodhime nga Gjermania, si dhe 5 filma janë të artistëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Regjisori i njohur Kosovar, Agim Sopi, I cili njëherësh është edhe anëtar I jurisë, festivalin e Filmit Swikos e cilëson si një gjetje mjaft origjinale, që filmave, e në veçanti atyre kosovarë, iu mundëson hapjen e një dere të vogël, me anë të së cilës mund të krahasohen me filmat e tjerë nga bota.
Nata e parë e festivalit filloi me filmin “Steinzeit”, me regji të Mirjam Zimmermann, për t’u pasuar nga filmi “Kali”, me regji të Alban Ukajt dhe Yll Çitakut. Filmi i tretë i mbrëmjes së parë ishte “Inland”, me regji të Piet Baumgarter.
Më pas u shfaqën filmat “Leonardo” nga Ilir Hasanaj, “Breath” me regji të Artur Gorishtit, “Luftschloss” me regji të Olga Dinnikova. Ndërsa filmi përmbyllës i natës së parë ishte ai nga Gjermania, “Da nicht fur” nga Martina Pluro.
Festivali ka karakter garues dhe çmimet që do të ndahen janë: Filmi më i mirë, Aktori më i mirë, Regjisori më i mirë, Kamera më e mirë, Editimi më i mirë dhe çmimi i publikut.
„Swikos“mbahet edhe këtë herë në sallën “Stadt Casino” të Bazelit, ndërsa hyrja për të shikuar filmat është pa pagesë.
Filmi kosovar i Lindita Zeqirajt ishte fitues i edicionit të kaluar të festivalit të filmit të shkurtë SWIKOS në Bazel të Zvicrës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë




















