Lajme
Më 19 gusht fillon Festivali “Kino Kosova” në Cyrih
"Popullsia e dytë më e madhe e huaj në Zvicër është shqiptare, dhe kjo reflektohet në ADN-në e shoqërisë zvicerane, në të gjitha nivelet"
Nga 19 deri më 22 gusht, në Cyrih mbahet festivali “me filma nga Kosova dhe diaspora e saj, Kino Kosova”.
“Ky festival krijon hapësirë për filmat aktualë nga Kosova dhe diaspora e saj. Filmat e shkurtër, dokumentarët dhe filmat artistikë të zgjedhur për këtë rast tregojnë perspektiva të ndryshme nga shteti ende i ri dhe pasqyrojnë marrëdhënien e veçantë midis Zvicrës dhe Kosovës”, thuhet në një njoftim të, publikuar nga kinemaja e Cyrihuut “Riffraff”, ku do të bëhet shfaqja e filmave, shkruan albinfo.ch.
Po ky festival, me numër të ndryshëm filmash do të zhvillohet edhe në Bernë, në shtator dhe në Gjenevë, në tetor. Në Bernë, “Kino Kosova” po organizohet për herë të dytë. Albinfo.ch do të informojë me kohë për këto dy edicione të festivalit.
“Kino Kosova” organizohet nga KULTURALINK – një shoqatë me seli në Bernë që synon të bashkojë njerëzit, përmes artit dhe kulturës. Preokupimi ynë kryesor është të krijojmë lidhje dhe platforma për shkëmbim midis artistëve dhe audiencës. Ne kryesisht merremi me fotografi, film, video, teatër, arte pamore dhe muzikë. Këto arte synojnë të arrijnë një publik dhe të ndihmojnë në kuptimin dhe njohjen e kulturave të ndryshme si dhe shkëmbimin e ideve me njëri-tjetrin”, mund të lexohet në KULTURALINK.
“Popullsia e dytë më e madhe e huaj në Zvicër është shqiptare, dhe kjo reflektohet në ADN -në e shoqërisë zvicerane, në të gjitha nivelet. Filmi hedh dritë mbi kompleksitetin e identiteteve të humbura dhe të gjetura në një shoqëri, të cilës i duhet të përshtatet me popullsinë gjithnjë në rritje. Duke u dhënë zë të prekurve, filmi shqyrton këtë gjeneratë të re të “zviceranëve të rinj” mbi bazën e disa figurave kryesore, secila prej të cilave jep një pasqyrë të veçantë të lidhur me këtë temë”, transmeton albinfo.ch prezantimin e bërë nga organizatori i festivalit.
Programi i shfaqjes së filmave në Cyrih:
“Mërgimi”
“Filma të shkurtër – Kino Kosova 2021”
“Me dasht ‘me dasht’ me dasht ‘
“Nëntor i ftohtë”
“Zgjohu në Mars”
“Zana”
“Zvicra”
“Exil”
“Pick a Name”
“Ajo”
“Bashkimi”
Orarin dhe informacionet tjera rreth shfaqjes së filmave mund t`i gjeni në këtë link:
https://de.kinokosova.com/programriffraff
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














