Kultura
Femrat e Marubit, shqiptarja e parë që pozoi nudo
Malësorja e paemër, gruaja e parë shqiptare që guxoi të zhvishet para aparatit të Pjetër Marubit. Dhe të gjitha femrat që thyen tabutë…në studion “Marubi”
Fotografia topless e kësaj femre malësore, me tipare të egra, e veshur me kostum popullor, e paemër, dëshmi e gjallë e një të vërtete që daton në vitin 1878, u zbulua shumë vite më pas, afro 126 më pas, në skutat e errëta të fonotekës “Marubi”.
Quhet thjesht “Portret gruaje”. Kurioziteti që ngjalli kjo fotografi, nxiti kërkimin për të tjera femra në fonotekën “Marubi”. E u zbulua se ekzistonin dhe disa femra të tjera të fotografuara jo vetëm nga Pjetër Marubi, por edhe nga Kel e Gegë Marubi.
Gjetja e këtyre fotove, duke menduar kohën kur janë realizuar, kur sigurisht ishte shumë e vështirë të bindje një femër të pozonte para aparatit fotografik me kostumin popullor të krahinës (aq më pak të zhvishej), pasi zbriste për në Pazarin e madh të Shkodrës, është konsideruar zbulim i madh.
Marubi ose Pietro Marubi (shqip Pjetër Marubi) (Piacenza, 1834 – Shkodër, 1903) ishte një piktor dhe fotograf italian i cili, si përkrahës e Garibaldit, kishte emigruar nga Piacenza, Itali, në Shkodër për arsye politike rreth vitit 1850. Atje, ai themeloi një dyqan “ Foto Marubi”, me aparatet që ai kishte sjellë me vete, duke përdorur metodën standarde të fotografisë të gjithë Evropën.
Fotot më të vjetra të koleksionit janë nga vitet 1858-1859. Disa prej tyre janë botuar në revistat Illustrated London, në La Guerra d’Oriente dhe L’ilustrim.
Marubi gjeti mbështetje nga Rrok Kodheli (1862-1881) dhe vëllai i tij, Kel Kodheli (1870-1940), i fundit prej të cilëve mori përsipër biznesin e familjes pas vdekjes së Pjetrit dhe e ndryshoi emrin e tij për të Kel Marubi. Ai më tej u mësua të përdorë teknika me efekte speciale dhe mësoi të korrigjoj fotografitë e ndryshmw. Ai gjithashtu filloi të fotografonte jashtë studios me aparate më të përparuara për atë kohë.
Pietro Marubi, “lypës”, Shkodra, Shqipëria, fundi i shekullit XIX
Koleksioni i Fotografive të Marubit (Fototeka Marubi) në Shkodër përfshin rreth 150.000 fotografi, shumë prej të cilave janë të një rëndësie historike të madhe, artistike dhe kulturore. Ajo u përpilua nga tre breza fotografësh. (albinfo.ch/Mapo.al)
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












