Shkurt.ch
Fëmijët refugjatë nëpër shkollat zvicerane
Fëmijët e moshës shkollore kanë të drejtë për shkollim falas. Kjo vlen edhe për fëmijët refugjatë.
Rreth 8000 të mitur kanë aplikuar për azil këtë vit në Zvicër. Bëhet fjalë për fëmijë dhe të rinj, të cilët kanë mbërritur me ose disa edhe pa familje. Martin Wendelspiess nga Drejtoria e Arsimit në Cyrih thotë të jetë një sfidë e madhe.
Numri i nxënësve ndryshon nga java në javë. Komunat e vogla i dërgojnë fëmijët azilkërkues pjesërisht nga fillimi në klasat e zakonshme. Komunat më të mëdha, ku shumë fëmijë kërkojnë azil, i dërgojnë në të ashtuquajtura klasa të regjistrimit apo të pritjes derisa ata kanë mësuar mjaftueshëm për të marrë pjesë në klasa të zakonshme.
Në klasat e pritjes fëmijët fillojnë të kuptojnë gjuhën dhe kulturën e re. Në Biel, pas rreth një vit e gjysmë, është dashur që nxënësit azilkërkues t’i integrohen në klasa të zakonshme. Në kantonin e Grisons fëmijët mësojnë në banesa kolektive të azilit.
Vitin e ardhshëm autoritetet do t’i hapin tri strehimore të reja. Në dy prej tyre janë planifikuar më shumë shkolla, thotë për SRF Marcel Suter, drejtor kantonal i migracionit.
Zakonisht pas dy deri në tre vjet fëmijët më pas do të marrin pjesë në klasa të rregullta.
Gjeneva, shembull ideal
Beat Zemp, president i organizatës ombrellë të mësuesve zviceranë, mundësisht kërkon një zgjidhje si të kantonit të Gjenevës.
Fëmijët refugjatë, të cilët kërkojnë azil, paradite ndjekin mësim në një klasë të veçantë, ndërsa pasdite i ndjekin mësimet në klasa të zakonshme me fëmijët zviceranë.
Zemp e konsideron një shembull të mirë. “Ne duam integrimin më të hershëm të mundshëm në klasa të rregullta”, thotë Zemp.
Sidomos këtë e ka kërkuar për fëmijët dhe adoleshentët, të cilët kanë ikur pa familje në Zvicër. Këta të fundit, të pashoqëruar, janë shpesh të traumatizuar dhe kanë nevojë për mbështetje psikologjike.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











