Muzikë
Fehr, megjithatë, nuk do të vizitojë Alba Festivalin
"Vizita ime ndërkohë është bërë një çështje politike”. Dhe ajo e di që organizatorët janë të shqetësuar për inskenimin e mundshëm politik të ngjarjes
Pas polemikës rreth anulimit të Festivalit Alba vitin e kaluar, këshilltarja (ministrja) e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut, Jacqueline Fehr, në fakt kishte thënë se planifikonte të merrte pjesë në festival këtë vit. Tani ajo, pas akuzave për racizëm, ka ndryshuar mendje, transmeton albinfo.ch.
“Festivali Alba në Cyrih nuk duhet të errësohet nga tonet politike”, tha Jacqueline Fehr, prandaj po përmbahet nga vizita e saj e paralajmëruar në eventin madhor këtë fundjavë, ka shkruar ajo në Twitter të premten.
Vetëm pak ditë më parë, zëdhënësi i saj kishte bërë të ditur se Fehr “do të donte” të merrte pjesë në atë që organizatorët thonë se është festivali më i madh shqiptar në Evropë këtë vit, shkruan sda.ch. Fehr ka shkruar në Twitter se ishte ftuar sërish nga organizatori gjatë një telefonate të enjten. “Por vizita ime ndërkohë është bërë një çështje politike”, shpjegon ajo vendimin e saj. Dhe ajo e di që organizatorët janë të shqetësuar për inskenimin e mundshëm politik të ngjarjes.
Planifikohet takimi me organizatorin
Prandaj, Fehr dëshiron të takohet me organizatorët, javën e ardhshme jashtë festivalit. “Kjo për faktin se organizatorët dhe unë kemi të njëjtin interes: festivali duhet të jetë argëtues dhe t’i bashkojë njerëzit me muzikë të mrekullueshme dhe një atmosferë të mirë”, ka shkruar ajo në Twitter, duke uruar të gjithë për festën.
Siç dihet tashmë, këshillitarja qeveritare e kishte ndaluar mbajtjen e festivalit “në momenztin e fundit”, vitin e kaluar. Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit korona, ajo pati anuluar lejen më pak se 48 orë para fillimit të festivalit, përcjell albinfo.ch. Kjo edhe për arsye se, sipas qëndrimit të atëhershëm, shkalla e vaksinimit në komunitetin shqiptar është e ulët.
Prandaj Komisioni Federal Kundër Racizmit ka kritikuar znj. Fehr, siç u bë e njohur këtë javë. Sipas komisionit, vendimi i saj ishte diskriminues. Fehr është shprehur pastaj se ajo i ka marrë “shumë seriozisht kritikat”. Si dhe kishte shtuar se marrëdhëniet e saj me komunitetin shqiptar janë të mira.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave















