Shkurt.ch
FDP/PLR ka shumicën e qyteteve, SP/PS – qytetet e mëdha
Në 162 qytete, FDP ka 23 për qind të vendeve në legjislativ dhe 29% në ekzekutiv. Ndërsa SP dhe të gjelbrit kanë 48% në parlamentet e qyteteve të mëdha
Në qeveritë dhe në parlamentet ose asambletë e numrit më të madh të qyteteve të Zvicrës, FDP/PLR është partia më e përfaqësuar. Pas saj vjen SP/PS, por me dallimin se ajo e ka fjalën kryesore në qytetet e mëdha.
Marrë në përgjithësi, sipas Zyrës Federale për Statistikë, në 162 komuna të Zvicrës që konsiderohen si qytete, FDP ka 23 për qind të vendeve në legjislativ ndërsa 29% në ekzekutiv, shkruan sda.ch. Këtë epërsi FDP e gëzon kryesisht falë rritjes së saj në zonën frankofone dhe atë italiane si dhe në qytetet e vogla me më pak se 50 mijë banorë.
Ndërsa në gjashtë qytetet me më shumë se 100 mijë banorë, sa i ka gjithsej Zvicra, socialdemokratët (SP/PS) janë të përfaqësuar shumë mbi përqindjen që e kanë në nivel vendi, transmeton albinfo.ch. Kështu, në përbërjen e parlamenteve të qyteteve të mëdha, kampi i majtë: socialdemokratët dhe të gjelbrit përbëjnë 48 për qind pra afër gjysmën.
Por në qytetet e vogla, në Zvicrën gjermane, vendin e parë për nga numri i vendeve në parlamente e ka SVP-ja, me 24%, e ndjekur nga SP-ja, me 21%.
Sa i përket përfaqësimit të grave, ai ka mbetur i pandryshuar pëer vite të tëra. Kështu, 26% të qeverive të qyteteve përbëhen nga gratë ndërsa në paralmente, ato përbëjnë 31%. Sa u përket parlamenteve, kjo përqindje është rritur për 1.4% në krahasim me një vit më parë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë










