Uncategorized
FC Iliria fitues i kampionatit dhe kupës së Solothurnit
Fituesi i kupës së kantonit Solothurn do të ketë rastin vitin e ardhshëm të përfaqësojë kantonin në garat për kupën e Zvicrës, ku e presin kundërshtarë si Baseli, YB, GC, St. Gallen e të tjera skuadra
FC Iliria ngjitet në ligën e dytë ndërregjionale.
Fitorja me rezultat 3:1 kundër FC Bellach, i siguroi sot pasdite, FC Ilirisë ngjitjen e drejtpërdrejt në ligën e dytë ndërregjionale.
Me golat e Mërgim Sadrijit në minutën e 7-të, Egzon Mustafit dhe Korba Januzajt, në pjesën e dytë, në minutën e 60 dhe 67-të, FC Iliria sezonin vjeshtor do të jetë ekipi tjetër i radhës nga komuniteti shqiptar që do të sfidojë futbollin zviceran.
Fituesi i kupes së kantonit Solothurn, në fillim të muajit maj, FC Ilira, vitin e ardhshëm do të jetë ekipi i parë shqiptar që do të jetë pjesë e garave për kupën e Zvicrës ku e presin kundërshtarë nga Superliga Zvicerane prej kampionit Baselit e deri tek FC St. Galleni e më gjerë.
Më gjerësisht rreth FC Ilirisë, mund të lexoni nesër.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













