Lajme
Fanaj doli e pesta, me shanse të mira për të fituar në raundin e dytë
Ylfete Fanaj ka mbetur për në raundin e dytë, por ka shanse të mirë sepse Claudia Huser nga GLP kishte 10637 vota më pak se ajo në raundin e parë
Sot janë mbajtur zgjedhjet për Qeverinë e Kantonit të Lucernit. Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, në garën për të plotësuar vendet bosh në ekzekutivin e kantonit, merr pjesë edhe Ylfete Fanaj, nga PS. Nëse do të zgjidhet, ajo, përveç që do të jetë shqiptarja (dhe “seconda”) e parë në një post të tillë, do ta kthejë edhe partinë e saj në ekzekutiv, 8 vite pasi e ka humbur një vend të tillë.
Sidoqoftë, Ylfetja, në garën e sotme, duke dalë e pesta në radhitje, dhe me 39.442 vota të fituara garon në raundin e dytë, që mbahet më 14 maj.
Njohësit e rrethanave në kanton, i japin shanse të mira politikanes me rrënjë shqiptare nga Kosova. Kështu, Bernerzeitung.ch shkruan veç tjerash: Fanaj ka mbetur për në raundin e dytë, por ka një shans të mirë, transmeton albinfo.ch. Sepse kandidatja e GLP-së Claudia Huser ishte 10637 vota prapa Fanajt në votimin e parë. Kjo do të shihet bëhet më 14 maj.
Ndërsa duke shkruar për sfondin e zgjedhjeve të sotme, media në fjalë thekson se “është ende e paqartë se kush do të pasojë drejtorin jopartiak të arsimit Marcel Schwerzmann (që nuk voton), por pothuajse me siguri do të jetë një grua. Mbi të gjitha, dorëheqja e Schwerzmann-it i ofron PS-së mundësinë për të rifituar vendin që humbi tetë vjet më parë, përcjell albinfo.ch. Pas tetë vitesh qeverisje burrash të partive të djathta, Lucerni është gati për një përfaqësi të PS-së, tha Fanaj të dielën.
Kandidatja e PS-së Ylfete Fanaj e cila doli e pesta në votimin e parë është 40 vjeçe, ka lindur në Kosovë, ka ardhur në Zvicër në moshën 9-vjeçare dhe është rritur në Sursee. Ajo ka studiuar për punë sociale dhe është anëtare e këshillit kantonal (lexo këtu portretin e Ylfete Fanajt).
Më tutje gazeta shkruan: Qeveria kantonale e Lucernit po kalon një ndryshim të madh – dhe mbi të gjitha po bëhet më femërore. Politikania e partisë Die Mitte Michaela Tschuor është zgjedhur sot në qeveri, që në raundin e parë. Avokatja 45-vjeçar ka fituar shumicën absolute në votimin e parë dhe merr kështu vendin e kolegut të saj partiak të dorëhequr dhe drejtorit të shëndetësisë Guido Graf.
Tschuor doli e treta pra “me të parën”. Vetëm Fabian Peter (FDP) dhe Reto Wyss (Die Mitte) janë përpara saj. Bëhet fjalë për dy anëtarët e vetëm të mëparshëm të qeverisë prej pesë anëtarësh që kanë fituar sërish një vend në ekzekutiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













