Kosova
Familjarët e të dëbuarve kërkojnë azil në Kosovë
Familjarët që vazhdojnë të jenë në Kosovë, kanë frikë se një ditë edhe ata do të kërkohen nga Turqia. Sipas tyre, e vetmja shpresë që të jetojnë të lirë në Kosovë, është pranimi i kërkesës për azil
Sevda Günakan nuk e ka parë babanë e saj, që nga koha kur është arrestuar dhe dëbuar nga Kosova për në Turqi në fund të muajit mars.
Ai ishte arrestuar gabimisht nga Policia e Kosovës, ditën kur u arrestuan edhe pesë shtetasit tjerë turq të kërkuar nga autoritetet e Ankarasë. Hasan Hüseyin Günakan në Turqi po akuzohet për terrorizëm, njësoj si edhe të arrestuarit e tjerë.
Vajza e tij, e cila vazhdon të qëndrojë në Kosovë, e quan skandal të madh arrestimin gabimisht të babait të saj, raporton Radio Evropa e Lirë.
Emri i babait të saj, Hasan Hüseyin Günakan, ishte shumë i ngjashëm me personin që ishte në kërkim. Hasan Hüseyin Demir ishte ai që do të duhej të arrestohej në vend të babait të saj, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi ardhur në vitin 2005 në Kosovë dhe që atëherë jemi duke punuar dhe vepruar këtu. Kemi ardhur këtu, sepse e kemi dashur Kosovën. Unë vetëm për studime kam shkuar në Turqi dhe jam kthyer përsëri këtu. Shumë e kemi dashur Kosovën, mos ta kishim dashur nuk do të jetonim qe 13 vjet këtu”, thotë Gunakan.
Familjarët që vazhdojnë të jenë në Kosovë, kanë frikë se një ditë edhe ata do të kërkohen nga Turqia. Sipas tyre, e vetmja shpresë që të jetojnë të lirë në Kosovë, është pranimi i kërkesës për azil. Shumë prej tyre tashmë kanë kërkuar azil në Kosovë, thotë Kujtim Kastrati, jurist i Qendrës Arsimore Gylistan.
Njëjtë ka bërë edhe Sanije Özkan, e cila pas arrestimit të burrit të saj, jeton vetëm me vajzën.
“Ditën e dytë pas ngjarjes që ka ndodhur kam kërkuar diçka nga Qeveria e Kosovës. Kam kërkuar që tani e tutje, as për mua e as për të gjithë kolegët që jemi këtu në Kosovë, të mos përsëritet ky rast dhe të na ofrojnë sigurinë jetësore këtu në Kosovë”, thotë Sanije Özkan.
Jasemine Karabina, gruaja e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të shkollës “Mehmet Akif”, tashmë i arrestuar, Yusuf Karabina, thotë se burri i saj dhe të arrestuarit e tjerë, janë keqtrajtuar gjatë arrestimit.
Ajo beson se burri i saj është i pafajshëm dhe shpreson se do të kthehet sërish në Kosovë.
Sipas avokatit Urim Vokshi, i cili është duke mbrojtur familjet e të deportuarve, ka bazë ligjore për kthimin e tyre në Kosovë, nëse për një gjë të tillë pajtohen Kosova dhe Turqia.
Familjarët e 6 shtetasve turq, që kanë kontakte vetëm me avokat në Turqi, thonë se nuk e kanë pritur që në Kosovë do t’u ndodhte diçka e tillë.
Bashkëshortja e drejtorit të shkollës “Mehmet Akif”në Gjakovë, Karaman Demirez, thotë se ka frikë se ajo që i ndodhi burrit të saj, mund t’i ndodh edhe asaj dhe djalit.
Kurse, gruaja e Cihan Özkan, Sanije Özkan, thotë se nuk e kishin pritur që mund t’u ndodhte një ngjarje të tillë.
Juristi i Qendrës Arsimore Gylistan, Kujtim Kastrati, thotë se e gjithë kjo ngjarje është bërë për t’i plotësuar dëshirat e Turqisë.
Avokati Vokshi tregon se për arrestimet që ndodhën në Gjakovë dhe në Prishtinë në fund të marsit, janë duke përgatitur një padi kundër shtetit të Kosovës.
Pas dy ditë përpjekjesh nga Radio Evropa e Lirë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.
Të 6 shtetasit turq u arrestuan më 29 mars nga Policia e Kosovës. Ata u dërguan në Turqi përmes zonës VIP të Aeroportit të Prishtinës rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Pesë prej shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, e lidhur ngushtë me klerikun turk Fethullah Gylen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.
Për Turqinë, lëvizja e Fetyllah Gylenit më nuk është politike, por është “Organizata terroriste FETO”.
Turqia tash e një kohë të gjatë u është vënë pas mbështetësve të lëvizjes, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Lëvizja e klerikut Gylen është edhe lëvizje politike, edhe korporatë biznesesh e fokusuar shumë në krijimin e institucioneve private të arsimit. Lëvizja e Gylenit ka gjithsej 4 shkolla në gjithë Kosovën.
Një nga kërkesat e para të Turqisë për Kosovën pas puçit të dështuar ishte edhe mbyllja e këtyre shkollave të lëvizjes “Hizmet”. Kosova deri tash ka hezituar t’i mbyllë ato.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














