Integrimi

Familja kosovare pëson aksident: 7 të lënduar

Ishin duke u kthyer me makinë në Gjermani nga pushimet e kaluara në Kosovë dhe donin të pushonin shkurt, sa për një kafe në shtëpinë e xhaxhait në Vilshofen (qarku Passau, Bavari).

Pastaj ata do të vazhdonin rrugën e gjatë deri në Nettetal të landit Nordrhein-Westfalen.     Por ndodhi e papritura: 6 anëtarë të familjes (babai, nëna dhe katër fëmijët nga 5 deri në 10 vjeçarë) përfunduan në spitalin në Vilshofen gjegjësisht në klinikën e fëmijëve në Passau, shkruan passauernachrichten.de. Për fat, lëndimet e tyre janë të lehta.

Deri sa po dilnin me makinën e tyre Opel Zafira nga oborri i shtëpisë së xhaxhait, janë ndeshur me një makinë bmw  që ngitej nga një i ri 19 vjeç, transmeton albinfo.ch. Edhe shoferi i përmendur ka kaluar me lëndime të lehta ndërsa rruga ka mbetur e bllokuar për rreth një orë e gjysmë.