Integrimi
Fahrije Baftiari propozohet për ekzekutivin e komunës Diessenhofen
Nëse Bahrije Baftiari do të konfirmohet në postin për të cilin e kandidon partia e saj, do të jetë shqiptarja e tretë në gjithë Zvicrën që mban një post në ekzekutivin e një komune
Për të ruajtur vendin e saj në këshillin e qytetit (ekzekutivin) në Diessenhofen, Kantoni Thurgau, PS dëshiron ta ketë Bahrije Baftijarin në këtë këshill: Sipërmarrësja 38-vjeçare, Fahrije Baftijari do të trashëgojë vendin e braktisur nga Mirko Kelebuda, shkruan tagblatt.ch.
Përveç punës së saj si drejtore menaxhuese, nëna me prejardhje nga Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj grave me prejardhje dhe gjuhë të huaja, transmeton albinfo.ch.
Pas njoftimit të dorëheqjes së këshilltarit të qytetit Mirko Kelebuda në fund të majit 2021, PS Diessenhofen dëshiron të mbrojë vendin e liruar, shkruan kjo parti në një njoftim.
38-vjeçarja Baftijari ka ardhur në Zvicër nga Maqedonia kur ishte njëmbëdhjetë vjeçe, përcjell albinfo.ch. Atë kohë këtu babai i saj kishte katër vjet që ishte duke punuar në një ndërmarrje për kultivim të perimeve.
Ajo ka përfunduar shkollën në Diessenhofen dhe më pas është kualifikuar si punëtore grafike në kompaninë Rauch Grafik AG, në Basadingen. Baftijari është e martuar dhe është nënë e dy djemve.
Në 2013 në Diessenhofen ajo dhe familja e saj morën qytetarinë zvicerane. Duke qenë nënë e fëmijëve në shkollimin fillor, ajo qe përfshirë në këshillin e prindërve të shkollës fillore.
Ajo gjithashtu ka mbështetur zyrtaren për integrim të komunës Diessenhofen në krijimin e “Café international”, e cila afron gratë me gjuhë të huaja më pranë jetës së përditshme në Zvicër.
Kur, këtë vit Rauch Grafik AG u kërcënua të mbyllej, Baftijari mori iniciativën dhe bleu kompaninë në konsultim me burrin e saj, i cili punon si depoist në Stein am Rhein, transmeton albinfo.ch. Duhet theksuar se kjo ndodhi në një kohë të vështirë për ekonominë.
Ajo tani e drejton këtë firmë me emrin Rauch Siebdruck GmbH.
Nëse Bahrije Baftiari do të konfirmohet në postin për të cilin e kandidon partia e saj, do të jetë shqiptarja e tretë në gjithë Zvicrën që mban një post në ekzekutivin e një komune. Para saj, një pozitë të tillë e kanë fituar Zari Xhaferi (komuna Baar, Zug) dhe Afërdita Bogiqi (komuna Monthey, Valis).
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














